HomeSport

Marcelo: Dhashë gjithçka për Zidane, ai ishte profesionist

Mbrojtësi anësor i Real Madridit, Marcelo, e lavdëroi ish-trajnerin e tij, Zinedine Zidane, i cili u largua nga klubi madrilen pasi e fitoi Ligën e Kampionëve.
Image result for Marcelo zidane

Braziliani thotë se ai dha gjithçka për francezin, i cili beson se arrinte ta nxirrte më të mirën prej tij. Së bashku, ata i fituan tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Liga.

Marcelo ka gjetur më shumë konkurrencë këtë sezon në krahasim me sezonet e kaluara, për shkak të formës gjithnjë e më të mirë të talentit të ri, Sergio Reguilonit.
Image result for Sergio Reguilon
“Ishte e çuditshme pasi që shumica nga ne nuk e dinim se do të largohej sepse gjithçka ishte e mrekullueshme dhe për mua, kjo ishte një tronditje. Ne kishim një marrëdhënie të mrekullueshme dhe flisnim çdo ditë”, ka thënë Marcelo për Esporte Interativo.
Image result for Marcelo zidane

Ai ishte i interesuar për mua dhe më mbronte. Zizou ishte shumë i mirë për mua sepse ai ishte profesionist dhe unë bëja gjithçka për të: vrapoja, luftoja dhe lëndohesha. Praktikisht, dhashë gjithçka për të “.

https://www.youtube.com/watch?v=t0ugnSVQsXE


TË NGJASHME