HomeShowbiz

Mariah Carey do të sjellë këngën e Krishtlindjeve në bashkëpunim me dy këngëtaret e njohura

E njohur ndryshe si “Mbretëresha e Krishtlindjeve”, Mariah Carey këtë vit vendos të vijë e shoqëruar me dy këngëtare mjaft të njohura në mbarë botën për të sjellë bashkëpunimin e tyre të parë për rastin e festave.

“Oh Santa”, vjen në bashkëpunim me Ariana Grande dhe Jennifer Hudson dhe do të publikohet në 4 dhjetor.

Në tetor të këtij viti, këngëtarja publikoi në profilin e saj 3 karrige, ku dukeshin tre karrige me iniciale të bardha: “AG, MC, dhe JH”.

Dhe menjëherë, fansat zbuluan se “MC” është për Mariah Carey, ndërsa për inicialet AG dhe JH thuhej se janë Ariana Grande dhe Jennifer Hudson.

Carey është bërë sinonim i festës që nga dalja në vitin 1994 të këngës së saj hit “All I Want For Christmas Is You”, e cila ka thyer rekorde historike për vite me radhe.

Revista “Economist” thonte në një artikujt e saj, se nga 1994 në 2019,  Mariah Cary kishte fituar 50 milion euro për vetëm këtë këngë.


TË NGJASHME