HomeShowbiz

Marina e kërkon, Luana e nxjerr zbuluar me këtë detaj

Luana Vjollca, është një prej moderatoreve më të dashura e më simpatike të ekranit. Në një postim të bërë së fundmi në Instagram, ajo u kërkoi falje fansave për arsye se do të bënte mungesa rrjetet sociale. Ana profesionale dhe disa ditë pushime, kanë bërë që bukuroshja të mos jete shumë aktive. Mirëpo, mbrëmjen e kaluar Luana është rikthyer duke publikuar një foto shumë seksi e veshur me një fustan pink.

“Kush po më kërkon?”, shkroi Luana duke pranuar që fansat e kanë ndjerë mungesën e saj.

Komentet, kanë qenë të shumta, por binte në sy komenti i të motrës Marinës. Ajo i komentonte, “Unëëëë”. Edhe pse Marinën ndoshta e ka marrë malli për të motrën, Luana ju përgjigj: “Rrush me ty isha deri tani”.

Luana është duke punuar fort për një projekt të ri muzikor dhe orët që kalon në studio, janë të stërgjatura. Megjithatë, supozohet se ajo shoqërohet nga i dashuri i saj i shumëpërfolur Krenar Çoçaj.


TË NGJASHME