HomeShowbiz

Marina feston ditëlindjen, Getoari i bën urimin e ëmbël

Moderatorja e njohur Marina Vjollca feston ditën e sotme ditëlindjen dhe urimet ndaj saj kanë qenë të shumta. Moderatorja seksi e ekranit shqiptar, mbush 29-vjeç, dhe në këtë ditë të veçantë nuk mund të mos mungonte dhe urimi special i bashkëshortit të saj, Getoar Selimi.

Në një postim në instagram, reperi e uron atë me fjalët më të ëmbla. “Ditëlindja jote është rilindje për mua..Gëzuar e shtrenjta ime”.

Megjithatë nuk besojmë se Getoari e ka lënë me kaq, nuk e dimë se çfarë ka përgatitur sot, por diçka është e sigurt që do ta surprizojë Marinën. Ai njihet si një bashkëshort shumë romantik.


TË NGJASHME