HomeShowbiz

Marina në pritje të ëmbël? Moderatorja më në fund thyen heshtjen

E ndërsa Marina dhe Geti po shijojnë pushimet në Barbados, rrjeti ‘zien’ për një shtatëzani të mundshme të bukuroshes. Prej disa ditësh, nëpër portale është thënë se moderatorja mund të jetë shtatzënë, kjo për shkak se në fotot e publikuara, ajo pozon gjithmonë me një dorë tek barku, duke u përjekur në një farë mënyre ta mbulojë atë.

Marina dhe Getoari kishin vendosur të qëndronin në heshtje, mirëpo së fundmi, Marina publikoi një foto ku këtë herë mbante një dorë në kokë dhe një fanse i shkruan:

Po tani që ke vënë duart në kokë çfarë do shkruajnë? Që ke dhimbje koke”, ndërsa Marina, e cila duket se është dakord me atë që thotë ndjekësja, ia kthen me një fjalë.

Fiks”, shkruan ajo.

Në një farë mënyre, moderatorja sapo hodhi poshtë të gjithë thashethemet në lidhje me shtatzëninë e saj. Që pas ‘C’est la vie’, Marina duket se po qëndron pak kohë larg televizionit, megjithatë është përfolur se shumë shpejt do të rikthehet me projekte të reja


TË NGJASHME