HomeShowbiz

Mario i jep një këshillë shqip Bebe Rexhës

Grimieri i njohur i Kim Kardashian, Mario jo vetëm që flet shqip, por edhe shkruan në gjuhën shqipe.

Në një foto të Bebe Rexhës Mario nuk i ka rezistuar dot dhe i ka lënë një koment në shqip patriotes së tij për t’i thënë të bëjë kujdes me foto të tilla, ku këngëtarja shfaqet në plazh me rroba banjo të zeza.

“Mos na korit vajzë”, shprehet ai duke i thënë mos ta bëjë me turp.

Kaq ka mjaftuar që fansat e Bebes t’i kthejnë përgjigje Marios dhe ta pyesin për shqipen e tij.

“Nuk e dinim që flisje shqip Mario! Bebe Rexha dëgjoje vëllain e madh”, i shkruan një fanse.

Për të gjithë ju që nuk e mabni mend, Mario jo vetëm që e flet shqipen por ia ka mësuar dy fjalë Kim Kardashian-it, në një video ku ajo shprehej: “Sa bukur Mario!”


TË NGJASHME