HomeLajme

Marka ‘Nike’ ndryshon logon në nder të George Floyd

E gjitha Amerika është në këmbë për shkak të vrasjes së George Floyd.
Shumë të famshëm, individë e marka me ndikim kanë reaguar për të ndërgjegjësuar njerëzit se racizmi është një problem i madh që duhet luftuar.

Të pakta janë markat që reagojnë për çështje të tilla, mirëpo Nike ka vendosur të bëjë diçka ndryshe.

Kompania gjigante sportive “Nike” ka ndryshuar logon në nder të George Floyd, duke nisur një fushatë antiraciste.

Nga “Just do it” (Thjesht bëje) motoja e Nike është bërë “For once, don’t do it” – “Një herë të vetme, mos e bëj”.

Një herë të vetme, mos e bëj. Mos pretendoni se nuk ka asnjë problem në Amerikë. Mos i ktheni shpinën racizmit. Mos pranoni të merren jetë të pafajshme. Mos gjeni më justifikime. Mos mendoni se kjo nuk ju prek. Mos rrini ulur dhe në heshtje. Mos mendoni se s’mund të bëheni pjesë e ndryshimit. Le të bëhemi të gjthë pjesë e ndryshimit”- thuhej në video-mesazhin e Nike.


TË NGJASHME