HomeLajme

Markat luksoze të parfumeve Dior dhe Givenchy, lënë parfumet dhe fillojnë të prodhojnë antibakterialë

Numri i të prekurve nga Koronavirusi në Francë ka shkuar në 4500, dhe janë shënuar plot 91 vdekje deri më tani.Disa nga markat më luksoze të parfumeve atje, do të lënë për disa kohë prodhimin e parfumeve, dhe po fillojnë të  podhojnë antibakterialë.

LHMV, kompania prind e Dior, Gueralin dhe Givenchy, do të ndihmojë autoritetet franceze duke prodhuar antibakterial dhe duke ia dhuruar falas.

LVMH tha se do të përdorë facilitetet prodhuese të parfumeve dhe produkteve kozmetike për të siguruar sasi xheli antibakterial duke filluar që nga dita e sotme.

Xheli do tu dërgohet autoriteteve shëndetësore franceze ne Paris.

Përmes kësaj iniciative LVMH synon të adresojë mungesën e produktit në Francë si dhe të nxisë një numër të madh njerëzish të bëjnë gjënë e duhur për tu mbrojtur nga virusi,  tha kompania në një deklaratë për shtyp.

LVMH mori këtë nismë pas mungesës në tregjet botërore të produkteve antibakteriale.

From CNN.


TË NGJASHME