HomeLajme

Marrëdhënia mes Turqisë dhe Greqisë, ministri turk thirrje BE-së dhe SHBA-ve

Tensioni mes Turqisë dhe Athinës zyrtare vijon, teksa ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar akuzon Greqinë si provokatore në detin Egje dhe atë të Mesdheut Lindor.

Ministri Akar ka komentuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve në prani të oficerëve të sapo kthyer nga shërbimi në Libi.

Ai është shprehur se Turqia nuk do ta lejojë shkeljen e të drejtave të saj, duke kërkuar njëherësh nga BE dhe SHBA që të mos bëhen palë e një marrëveshjeje të mundshme Greko-Turke.

Në fjalimin e tij, ministri turk është shprehur:

“Për fat të keq, nga pala greke, ka gjithmonë sfida, përshkallëzim të krizave, mosrespektim të ligjit ndërkombëtar dhe retorikë e kërcënimeve. Ne deklarojmë se nuk do të lejojmë që të drejtat tona të shkelen në asnjë mënyrë, pa marrë parasysh sa provokime dëshironi të bëni.”

Megjithatë Hulusi Akar ka thënë se është pro një dialogu mes dy vendeve, por pa trajtim diferencial.

Ai ka përfunduar:

“Ne mbështesim dialogun, kjo është gjëja e rëndësishme. Por nëse ekziston një indiferencë ndaj dialogut, të drejtave dhe të drejtave tona dhe ka një sulm ndaj tyre, atëherë ne duam që të gjithë të dinë se ne jemi jashtëzakonisht të vendosur për t’i mbrojtur ato. Në vendet e treta ne u themi atyre se ne nuk duhet të problemet midis Turqisë dhe Greqisë, për t’u diskutuar si probleme me Evropën, BE-në dhe Amerikën.”


TË NGJASHME