HomeSport

Marrëdhëniet e krisura, Ronaldo drejt largimit nga Juventus

Mediat italiane, plasin ‘bombën’ e radhës, bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo, ylli portugez mund të largohet nga Juventus në fund të sezonit. Nëse klubi, dështon në fitoren e Champions League këtë sezon, atëherë Ronaldo, mund të largohet.

Ronaldo nuk është në formë të mirë te gjiganti italian dhe kjo ka bërë të ketë pakënaqësi.

“Zonja e Vjetër” dëshiron ta transferojë në klub mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba dhe sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Për të blerë të dy francezët duhet të paguhet një vlerë me e madhe se 300 milionë euro. Dhe kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse pesë herë fituesi i Topit të Artë do të shitet.


TË NGJASHME