HomePolitikë

Marrëveshja e 5 qershorit, ja kërkesa e zëdhënëses së KE

Pas dakordësimit të 5 qershorit për reformën zgjedhore lidhur me miratimin ose jo te saj pa u ndryshuar ka ardhur një reagim edhe nga Komisioni Europian përmes zëdhënëses Ana Pisonero.

Komisioni Europian i kërkon Parlamentit të mos vendosë në rrezik marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime të tjera ligjore

“Është thelbësore që Marrëveshja e 5 Qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmbushjen e rekomadimeve të OSBE/ODIHR, nje kusht i vendosur nga Këshilli në Mars, përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Asnjë ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim kryesor”,-shprehet Pisonero.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME