HomeRajon

Marrëveshja e Prespës, Fleger: Një zgjidhje diplomatike e rajonit dhe Evropës

Konsulli i SHBA-së, në Selanik, Gregori Fleger në intervistën për portalin informativ “GRTImes”, duke folur për Marrëveshjen e Prespës, ka thënë se dy shtetet sovrane, dy popujt së bashku të tejkalojnë problemet afatgjatë për të mirën e rajonit dhe Evropës.

“E mbështesim idenë e Marrëveshjes së Prespës si zgjidhje diplomatike e problemit shumëvjeçar mes dy shteteve sovrane, dy popujve si zgjidhje së bashku se duhet ta tejkalojë këtë çështje për një të mirë më të mirë, për të mirën e rajonit, por gjithashtu edhe për të mirën e gjithë Evropës. Këtë Uashingtoni e mbështet dhe jemi shumë të qartë për këtë, thotë konsulli amerikan dhe shton se marrëveshja i tregoi administratës amerikane “sa është Greqia aleate strategjike, e aftë dhe stabile në rajon”.

Lidhur me reagimet në pjesën veriore të Greqisë, Fleger thotë se ai ka parë “sa emocionale dhe historike është çështja në Greqinë veriore” dhe shtoi se “kjo është vështirë të kuptohet nëse nuk je rritur këtu në Maqedoni”


TË NGJASHME