HomePolitikë

Marrëveshja midis Vetëvendosje dhe LDK, reagon presidenti Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përshëndet “ngrohtësisht” arritjen e marrëveshjes midis Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Metës, një qeverisje e qëndrueshme është në interes jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit.

Reagimi i plotë:

Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin.


TË NGJASHME