HomePolitikë

Marrëveshja për Reformë Zgjedhore, reagon Vasili

Petrit-Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi opozita nuk është tërhequr nga kushti për largimin e kryeministrit Rama dhe se nuk ka bërë asnjë lëshim sa i takon Damin Gjiknurit.

I ftuar në një studio televizive, Vasili foli rreth marrëveshjes së sotme të arritur mes mazhorancës dhe opozitës për ta bërë sëbashku Reformën Zgjedhore. Ai theksoi se koha tregoi që opozita kishte të drejtë ndërsa bëri të qartë se nuk është bërë asnjë lëshim me Damian Gjiknurin.

Kemi një Parlament ilegjitmim që është në fundin e tij. Fatura politike po rëndon shumë shqiptarët. Negocim të lehtë nuk ka, ngjarjet kanë ecur në një rrugë të tillë që edhe koha na dha të drejtë sepse nuk u imponuam në asnjë rast. Kjo situatë në procesin e integrimit na rëndoi kushtet, filluam të kemi reflektime negative edhe në planin rajonal. Nuk kemi bërë asnjë lëshim me Damian Gjiknurin. Dosja 184 është një sprovë për SPAK, ky është problemi i PS. Kam vendosur kontributin tim që procesi të jetë sa më i mirë”, tha Vasili.

Ndër të tjera, numri dy i LSI-së pranoi se ka patur takime me përfaqësues të mazhorancës por jo në nivel individual dhe shtoi se kërkesa për rrëzimin e kryeministrit Rama mbetet e pandryshuar.

Nuk bëhet fjalë për zbutje gjakrash, nuk kemi lëvizur asnjë gram, kërkesa për largimin e kryeministrit mbetet aty. Reforma Zgjedhore bëhet për ti dhënë zgjidhje krizës politike”, u shpreh Vasili.

Sa i përket mundësisë se ky proces do të përfundojë me zgjedhje të parakohshme, Vasili u shpreh i bindur për këtë. Ai komentoi edhe reagimin e kryeministrit Rama për marrëveshjen, duke thënë se ai që ka humbur një vit kohë në dëm të shqiptarëve ka qenë Edi Rama.

I pyetur për reagimin nga Jozefina Topallit e cila u shpreh se kjo ishte një marrëveshje Rama- Basha, nënkryetari i LSI-së tha se njeriu nuk duhet të bjerë në nivele kaq mjerane. 


TË NGJASHME