HomePolitikë

Marshimi në 2 Mars, Ambasada Amerikane apel shtetasve të saj në Tiranë

Lidhur me manifestimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një apel për shtetasit e saj në Tiranë.

Ambasadës Amerikane fton shtetasit amerikanë në Tiranë të shmangin zonën e protestës më 2 mars dhe të përdorin mediat për përditësime.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Shba

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME