HomeSociale

Marsida kthehet në shtëpi, flet për mediat

Me djalin e madh 14-vjeç që e shoqëronte, Marsida Qatja është kthyer në banesën e saj në lagjen numër 2 në Kavajë, ku ndodhi një natë më parë krimi që i mori jetën Dritan Haxhollit, me të cilin ajo mohon para mediave të ketë pasur raport intim, dhe u plagos shefi i sigurisë së brendshme në Portin e Durrësit, Bledar Toci.

Qatja është rikthyer në shtëpinë e saj dhe i është përgjigjur interesit të mediave që prisnin aty, teksa kishte dalë në dritare.

Para se të dilte në dritaren e shtëpisë, Qatja i ka thënë gazetarëve se ‘Erdha të bëj tualet dhe do dal’, ndërsa nuk i ka shpëtuar dot interesit të madh të mediave dhe ka thënë se sot po vazhdon punën normalisht në agjencinë ku priten bileta dhe nuk ka asnjë gjë të vërtetë në lajmin se ajo po hetohet për mashtrim sepse shiste bileta udhëtimi false.

DESHMIA

Nuk ekzistojnë biletat fiktive, unë vazhdoj punën dhe jam shumë mirë me punën.

E kishim shok Dritanin, se pinte kafe ku pinim edhe ne. Thoshte: Marsid jam në kërkim ta pi kafen tek ju tek agjencia. Ndoshta ku është gabimi ynë.

Se mirë nuk jam nga mendja, s’jam në gjendje me fol

Vinte për ditë në dritare, hë moj ke shoqëri s’na fut brenda, pse s’na fton për drekë.

Me Bledarin kam marrëdhënie shoqërore, nuk u takonim shpesh.  U takonim kur vinte në Kavajë për kafe, i thash për Dritanin i thash kemi kohë që duam ta largojmë edhe si shok, na vjen në dritare na shqetëson, na kërcënon. As Bledari vet nuk e mendonte këtë pasojë, Bledari tha do ta takoj do ta sqaroj si njeri. Xhulio është komshiu, është çun i urtë

Fëmija 2-vjeçar është tek mami. E pa të gjithë ngjarjen, e mora pastaj dola jashtë dhe njoftova policinë. Dritani nuk ka hipur në kat të dytë. Në kat të dytë ka hyrë policia pasi e njoftova dola jashtë dhe nuk mora çelës, dy policë po godisnin derën, i tregova policisë që mund të hipte nga lar. Grilat ishin të gjitha të mbyllura për arsye të Dritanit, se vinte çdo ditë, policia hipi nga kati i dytë, sepse apartamenti është duplex.

Dritani erdhi dhe na kërcënonte, nuk kishte marrëdhënie me mua.

Unë jam një goc që më njohin të gjithë, di të dal nga situata dhe nuk bëj situata të tilla, kam shoqëri nga gjithë Kavaja, kaloj shumë mirë me të gjithë.

Bledari është në spital dhe nuk lejohen takimet. Ka folur Bledari, dëshmia e vërtetë e Bledarit është që shoqja ime më ka kërkuar ndihmë. Unë dhe Bledari, qoftë edhe Dritani, nuk kam qenë asnjëherë vetëm me ta.

E di që do zgjasë për tre ditë, sepse të jetë për opinion i kanë të gjithë në shtëpitë e tyre shumë më të bukura se unë. Më vjen keq për njeriun që iku edhe pse njerëzit po thonë që e meritonte.

Ka ardhur gjithmonë, kam qenë unë që e kam qetësuar, jo pa qëllim e mora Bledarin. Nuk e kam parë asnjëherë pa armë, vinte gjithmonë me armë, ka vrarë dy polic në Greqi ka qenë i dënuar me dënim të përjetshëm, i hodhi nga kati i 14, na ka kërcënuar të gjithëve. I dija këto doja të merrja policinë, por nuk e mendova se do bënte këtë. Në momentin që bënte këto gjëra, më shtynte mua, më kapte për flokësh, hajde këtu se do dalim, do pimë një kafe bënte skena të tilla, në momentin që do njoftoja policinë mendoja, e mendova më keq do e mbajë policia 6 muaj e do dalë, ne do ikim të gjithë.

Nëse atij nuk do i kishte ngecur arma ne do të kishim vdekur të gjithë.

marsida1

Ai vetë e kërkoi. Edhi me armë, gjuajti vet i pari, ndërsa pjesën e Bledarit jo se është shoku im por duhet të ngrihet në detyrë sa më lartë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im, i gjuajti Bledarit, prapë nuk bëri gjë, kur donte të vriste fëmijën tim Bledari kërkoi vetëmbrojtje normal, dhe e qëlloi. Kam marrë edhe avokat.

Bledari më tha: Marsid do vi unë, me kë je në shtëpi? Me çunin e vogël i thash. Më tha ke ndonjë njeri tjetër që mos të mendojnë keq, mos të jesh vetëm në shtëpi. I thash kam edhe Xhuljon, komshiun, erdhi edhe Eri.  Eri nuk ka lidhje fare, i kërkuam diçka ai erdhi t’na e sillte.

Dritani i ra dritares ku dhe ishim ulur, direkt na tha do ju vras, i thash hajde qetësohu hyrë brenda dhe flasim si njerëz. I tha qenke ti Bledar Toci, e njihte. Bledari i tha çfarë ke me gocën jemi të gjithë familjarë, ti ke fëmijë vet, po t’ia bëjë njeri vajzës tënde, ai u kthye dhe e qëlloi. Pastaj i drejtoi armën fëmijës tim.


TË NGJASHME