HomeLifestyle

Martesa me një mashkull të pashëm do t’jetë gabimi më i madh

Sipas një grupi psikologësh që kanë studiuar prej kohësh martesat me një burrë të pashëm është ide e keqe. Kjo pasi pamja ka një ndikim të keq në një marrëdhënie sidomos në martesë.

Burrat e pashëm janë një zgjedhje e gabuar sipas studimit, pasi nuk i ofrojnë partnereve të tyre mbështetjen e duhur emocionale.

Çiftet sillen më pozitivisht në lidhjet ku gratë ishin më tërheqëse se partnerët e tyre dhe më negativisht në çiftet ku burrat ishin më të pashëm se partneret e tyre.

Gjithsesi studimet në shkenca sociale nuk vendosin dot një vijë të drejtë mes marrëdhënieve që funksionojnë dhe atyre që dështojnë, e rëndësishme është që të gjendet një rrugë e mesme që të funksionojë marrëdhënia.


TË NGJASHME