HomeLifestyle

Martesa në moshë të hershme, ja pse nuk është e këshillueshme

Martesat e hershme konsiderohen nga të gjitha konventat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, dhunë me bazë gjinore dhe shkelje e të drejtave të tyre. Por kjo nuk i ka penguar aspak disa vende të ndryshme, ta lejojnë atë me vendim gjykate, nën moshën 18 vjeç.  Një martesë në moshë të re ka gjasa të përfundojë në divorc! Kështu të paktën thuhet në studimin e publikuar tek revista ‘Time’. Vajzat që martohen pas moshës 26-vjeçare janë më të predispozuara të kenë një martesë jetëgjatë krahasuar me ato që martohen më herët.

Fenomeni i martesave të hershme ka vënë në lëvizje së fundi edhe parlamentin europian.

Rezoluta e Paramentit Europian e korrikut të ketij viti, kërkon nga Shtetet Anëtare të BE-së, si edhe për vendet me të cilat bashkëpunojnë, të ndalojnë me ligj martesat e fëmijëve, martesat e hershme dhe ato të detyruara.

Sipas të dhënave, numri më i madh i divorceve është mes femrave të cilat janë martuar në moshën 15-20 vjeç. Martesat e hershme njihen nga sociologët si ‘martesat e fillimit’ dhe zakonisht zgjasin deri në 10 vjet.

Ndonëse nuk ka receta në çështje të tilla, nga studimet e mëparshme thuhet se që një martesë të jetë e shëndetshme duhet të nis nga partnerët e moshës 28-32 vjeç.
Shkaku i parë që të tilla martesa përfundojnë në divorc nuk është tradhtia siç mund ta mendoni të gjithë, por mungesa e komunikimit.


TË NGJASHME