‘Martesa sekrete’, Hailey Bieber poston fotot e para me fustan të bardhë

Një javë më parë, Hailey dhe Justin Bieber u kurorëzuan në martesë me një dasmë që u organizua dhe u mbajt sekret.
Paparacët arritën të kapnin shumë pak foto nga dita më e bukur e çiftit të cilët ishin kujdesur që ta shijonin në privatësi.
Ajo është martuar me burrin e ëndrrave të saj.
Dhe Hailey Bieber zgjodhi edhe veshjen e saj të ëndrrave të saj kur pranoj të martohet dhe të realizoj një seri fotografish me fustanin me dantella.
Nusja të hënën postoj pamje në Instagram nga martesa e saj me Justin Bieber një javë më pas duke shkruar, ‘e hëna e kaluar ishte dita më e veçantë e jetës time’.
