HomeSport

Martinez nën ‘shënjestrën’ e Barcelonës, Inter bën gati zëvendësuesin

Pas largimit të Mauro Icardi, Lautaro Martinez ka rilindur dhe po udhëheq Inter në çdo ndeshje. Dyshja e sulmit Lautaro-Lukaku janë në superformë dhe për momentin, të flasësh për një ndarje të tyre është diçka e pakuptimtë. Por, së fundmi janë shtuar zërat që lidhin një kalim të Martinez te gjigandët spanjoll të Barcelonës.

Sipas mediave belge, nëse Martinez largohet, Conte ka gjetur pasuesin e tij, bëhet fjalë për Dries Mertens. Martinez ka një klauzolë largimi prej 111 milion euro, një shumë mese e përballueshme për Barcelonën, e cila prej kohësh është vënë në kërkim të një pasuesi për Suarez.

Inter po punon për ti ofruar sulmuesit argjentinas një kontratë të re por në të njëjtën kohë por punojnë dhe për planin B, Dries Mertenz. Sulmuesi belg është i destinuar të largohet nga Napoli me parametra zero në fund të sezonit, largimin e tij e favorizon dhe situata e tensionuar. Mertenez pëlqehet shumë nga Conte, mund të bashkohet më të në Milano edhe nëse nuk largohet Martinez, fundja Conte ka nevojë për përforcime duke parë edhe dëmtimin e gjatë të Sanchez, i cili nuk ka bindur stafin drejtues të Interit për të shfrytëzuar të drejtën e blerjes së kartonit.


TË NGJASHME