HomeShowbiz

Martohen Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?!

Brenda pak kohe, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, pushtuan faqet e para të mediave. Lidhja e tyre e dashurisë, “u rindez” edhe një herë duke i vendosur sërish çiftin në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, në mediat e huaja, po qarkullon lajmi se çifti ka vendosur ta kurorëzojë lidhjen e tyre në martesë.

Pitt dhe Aniston janë parë shpesh teksa hyjnë e dalin nga apartamentet e njëri-tjetrit dhe sipasa “Star Magazine”, dyshja është duke planifikuar detajet e dasmës. Dasma pritet të mbahet në Mexico dhe do të ketë një numër të madh të ftuarish.

Megjithatë, këto mbeten vetëm supozime, pasi edne nuk kemi diçka zyrtare nga çift. Si do që të jetë një dasmë mes tyre do të ishtë diçka perfekte për të rinisur gjithçka pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.


TË NGJASHME