HomeShowbiz

Martohet me trajnerin e fitness, ja dasma sekrete e Cassie Ventura

Cassie dhe Alex Fine, janë zyrtarisht burrë dhe grua!

Vetëm disa javë pasi njoftuan fejesën e tyre, këngëtarja 33 vjeçare dhe trajneri personal 26 vjeçar, kanë zbuluar se janë martuar.Prindërit e ardhshëm u kurorëzuan në një ceremoni të vogël dhe intime në Malibu. Nuk dihet se kur saktësisht është zhvilluar ceremonia.

Nëse nuk e dini, në muajin qershor Cassie dhe Alex njoftuan se ata po presin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Krijuesja e hitit “Me & You”, 33 vjeç, emri i plotë i së cilës është Cassie Ventura, u martua me trainerin e fitnesit, 26 vjeç.

Këngëtarja e cila ka qenë e lidhur me të famshmin P Diddy nga viti 2007 deri në vitin 2018, dukej e mahnitshme e veshur me një fustan me supet jashtë që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.

Cassie dukej e mahnitshme me vellon e thurur të hedhur në flokët e saj të lëshuar.

Dasma vjen pas ndarjes së bujshme me Diddy-n me të cilin kishte 11 vjet e lidhur. Megjithatë ndarja ishte miqësore, pasi këngëtari i dërgoi një urim të përzemërt ish-it për pritjen e ëmbël.


TË NGJASHME