HomeShowbiz

Martohet për të pestën herë Pamela Anderson

Pamela Anderson është martuar në heshtje për herë të pestë.

52-vjeçarja i tha “Po” martesës me 74-vjeçarin, producentin Jon Peters – i njohur më së shumti për filmat: “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman” – gjatë një ceremonie private në Malibu të hënën, thuhet sipas Reporter Hollywood.

Të dy kanë një histori: Ata u takuan më shumë se 30 vjet më parë kur ai në rezidencën “Playboy”. Burimet shtuan që dyshja janë bashkuar me njëri-tjetrin kohëve të fundit, shkruan DailyMail.

“Ka vajza të bukura kudo. Mund të kem zgjedhjen time, por – për 35 vjet – kam kërkuar vetëm Pamelën”, i tha faqes producenti i filmit ”A Star Is Born”. “Ajo më bën të egër – në një mënyrë të mirë”, ka shtuar tutje 74-vjeçari.

“Pamela nuk e ka parë kurrë potencialin e saj të plotë si artiste. Ajo ende nuk duhet të shkëlqejë në një mënyrë të vërtetë. Ka shumë më tepër brenda saj”, tha Peter për THR.

Ish-burrat e Anderson përfshijnë yllin e muzikës ‘rock’, Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur; muzikanti Kid Rock; dhe biznesmenin Rick Salomon (me të cilin ajo u martyua dy herë).

Ish-burri i saj i fundit ishte ylli francez i futbollit, Adil Rami.

Peter ishte martuar me aktoren Lesley Ann Warren në fillimin e viteve ’70. Pastaj ai kaloi në Barbra Streisand.

Ai gjithashtu ishte i martuar me producenten Christine Forsyth-Peter. Ajo ishte në dasmën e së hënës së bashku me vajzat e tyre Caleigh dhe Skye.

Peter dhe Anderson së pari u takuan në mesin e viteve ’80 në rezidencën e “Playboy” në Los Angeles.

“Unë hyra brenda dhe pashë këtë engjëll të vogël që ishte ulur në bar. Ishte Pammy (Pamela). Ajo ishte si 19 vjeçare. E dija që ajo do të ishte një yll i madh”, i tha ai THR në atë kohë.

Në fund të viteve 80 ai propozoi, por ajo tha jo. “Në 30 vjet, ndryshimi ynë në moshë nuk do të thotë aq shumë”, kishte thënë ai në atë kohë, pa e ditur që dyshja do të martoheshin në 2020-n.


TË NGJASHME