HomePolitikë

Masa për Klevis Balliun, reagon PD: Rama duhet të ketë parasysh se…

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho ka komentuar masën e sigurisë për Klevis Balliun dhe tre të banorët e Astirit që u arrestuan pas protestës te Unaza e Re, duke thënë se ky akt është qartësisht politik i ndërmarrë nga Edi Rama.

Kemi indicie të qarta që Edi Rama është urdhëruesi për t’i burgosur Klevis Balliun dhe qytetarët e tjerë me synimin që të frikësojë qytetarët që të mos i bashkohen rrugës dhe orotestave që kemi filluar për të rrëzuar atë.

Rama duhet të ketë parasysh një gjë, nuk ka manovër që e shpëton, do përfundojë në koshin e historisë se po sillet si diktarorë. Njerëz që mbrojnë pronën e tyre dëshiron t’i fusë në burg.
I kanë kursyer shtetit 40 milionë euro që do t’i merrnin hajdutët, dhe këta njerëz kërkohet të futen në burg, kurse ata që do vidhnin 40 milionë euro nuk dihet nga janë. Vetëm formalisht kanë filluar hetimet dhe ato kompani vazhdojnë edhe marrin tenderë.

I patë ato gra me paterica, ja kanë thyer këmbën asaj ditën që morën Klevis Balliun, u dënua njeri? Jo sepse ajo është e njerkës, i morën burrin në burg, ka edhe djalin në burg, i thyen edhe këmbën. Drejtësia e Ramës kërkon të fusë në burg deputetët e opozitës. Gjyqe politike në ditën e Evropës.”
, u shpreh Spaho.


TË NGJASHME