HomeLajmi i Fundit

Masa shtesë në Itali/ Ushtria italiane do marrë situatën në dorë

ushtria ne itali zbret ne rruge

Forcat e para ushtarake arritën dje në Kampania dhe Siçili. Që sot, reparte të tjera ushtarake po vendosen në rajone të tjera të vendit. Në pritje të 25 Marsit, e cila është dita kur do të nënshkruhet një dekret i ri, qeveria po studion masat për të ndaluar infeksionin që tashmë ka ngjitur Italinë në vendin e parë në botë, me numrin më të madh të vdekjeve.

Duke qene se kuptohet se zgjatja e izolimit do vazhdojë edhe për 15 ditë të tjera, tani populli italian po pret kufizimet e reja që do të shpallen nga ministri Luigi Di Maio.

Çfarë pritet

Mësohet se në tryezën e Kryeministrit Giuseppe Conte ka një kërkesë të ngutshme dhe të vazhdueshme nga guvernatorët dhe kryetarët e komunave më të prekura, për një izolim më të fortë për ti mbajt qytetarët, të qëndrojnë në shtëpi.

Ministri i Mbrojtjes. Lorenzo Guerini konfirmoi disponueshmërinë e plotë për përdorimin e ushtrisë në operacionin “ Rrugët e Sigurta “ për menaxhimin e emergjencës shëndetsore kombëtare. “Forcat e Armatosura janë të gatshme të bëjnë pjesën e tyre, pasi ata tashmë po bëjnë si në frontin shëndetësor, ashtu edhe në kontrollin e territorit. “– tha ministri.

Ku dhe si do të vendoset Ushtria do të vendosen nga prefektët e zonave, konfirmoi Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese, duke thënë se do të duhet të plotësojmë të gjitha nevojat. Për momentin, kontingjenti prej 7,300 ushtarësh do të zhvendoset në rrugë, por nëse kjo nuk do të mjaftojë, do të ketë dhe 13,000 ushtarë të tjerë në dispozicion.

Përsa i përket lëvizjes në rrugë, do të jetë e mundur për të marrë qenin për shëtitje vetëm në afërsi të shtëpisë. Për sportet në natyrë, po konsiderohet të mos i ndalojnë ato plotësisht, por të vendosni kufizime të reja për t’i parandaluar ata që do ta përdorin si justifikim për të takuar miq.