HomeLajmi i Fundit

Masa të reja për qytetarët që hyjnë në Kosovë

Nga sot për qytetarët që hyjnë në Kosovë do të jenë në fuqi të tjera rregulla.

Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen masës së vetizolimit për shtatë ditë dhe testimit të detyruar për COVID-19, por do të jenë kontrollet nga ekipet mjekësore në pikat kufitare.

“Me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon kontrollin e detajuar për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, duke marrë shënime të sakta të vend qëndrimit të tyre, numrin e telefonit, dhe përcjelljen e gjendjes së tyre klinike nga QKMF”, tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se do të lejojë liri të plotë të qytetarëve dhe mallrave në veçanti me Shqipërinë.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 158 raste të personave të infektuara me COVID-19 edhe 31 vdekje.

REKOMANDIMET

Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,
Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19
Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët
Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve.

K.S/GotaNews