HomeLajme

Masakër me armë në SHBA, 4 të vdekur

shba

Katër persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur dje në Fresno të Kalifornisë, teksa një familje ishte mbledhur për të ndjekur një ndeshje futbolli amerikan.

Sipas policisë, një i dyshuar hyri në oborr dhe nisi të qëllojë turmën e njerëzve që ishin të pranishëm.

Viktimat ishin të gjitha midis moshës 25 dhe 30 vjeçe. Për fat, asnjë nga fëmijët nuk është qëlluar.

Agresori ka arritur të largohet nga skena dhe policia nuk ia di ende identitetin.


TË NGJASHME