HomePolitikë

Masakra e Reçakut, ja apeli që ka Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë teksa ka kujtuar sot masakrën e Reçakut, ku humbën jetën 45 persona, deklaroi se kjo është një nga ngjarjet me përmasa rrëqethëse për të gjithë njerëzimin. Përmes një mesazhi drejtuar mediave, Këshilli i Ambasadorëve pohon se të vërtetat e hidhura të kesaj ngjarje mos të harrohen kurrë, në mënyrë që mos të përsëriten më.

Në këtë përvjetor të 21-të të kësaj masakre, Këshilli i Ambasadorëve bën thirrje për reflektim, ndërsa ngre më fokus shqetësimin se politikanët serbë e lexojnë këtë histori ende me syzet e errëta të nacionalizmit radikal, ndërsa shigjeton edhe presidentin Aleksandar Vuçiç. Po ashtu Keshilli i Ambasadoreve ben thirrje që të kërkohet falje publike për masakrën.

DEKLARATA E KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARE
Duke vështruar 21 vjet me parë kur mbarë bota u trondit nga një raport i lëshuar nga Misioni i OSBE – së në Kosovë nëpërmjet të cilit Ambasadori amerikan Ëilliam Ëalker njoftonte për atë që mori emrin “Masakra e Reçakut”, e cila konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda jo vetëm të historisë së Kosovës, por një ngjarje me përmasa rrënqethëse për të gjithë njerëzimin.
Ajo ngjarje me gjithë tragjizmin e saj është një thirrje që në Kosovën e re të gjithë qytetarët pavarësisht besimeve dhe etnive, te jetojnë ne paqe , si rruga më e drejtë për të kontribuar në mirëkuptim e besuar në një të ardhme që sjell prosperitet e zhvillim. Ajo është njëkohësisht edhe një thirrje, jo për të kthyer kokën pas, por për të mos harruar të vërtetat e hidhura që e kaluara e afërt ju ka rezervuar me qëllimin që të mos përsëriten kurrë, por edhe të pranohen si një realitet që historia ia ngarkon atyre që e kryen atë krim makabër.
Në këtë përvjetor të 21-të të asaj që ka ndodhur me 15 janar të 1999, është momenti i reflektimit edhe për ata politikanë serbë që historinë e së djeshmes së afërt akoma vazhdojnë ta lexojnë me syzet e errëta të nacionalizmit radikal ,duke mos kontribuar në krijimin e një klime paqësore e stabiliteti , që vjen edhe nga pendesa e pranimi i së vërtetës.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konstaton me trishtim që këtij grupimi i bashkohet edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç duke mohuar një krim lufte të pranuar botërisht e të dokumentuar me fakte.
Masakra e Reçakut ishte një nga ngjarjet që shënoi kthesen e madhe në qëndrimin e diplomacisë ndërkombëtare për atë që po ndodhte në Kosovë, duke i hapur udhë ndërhyrjes ndërkombëtare.

Për shpëtimin e Kosovës luftonte me heroizëm UÇK-ja, kontribuonte i gjithë faktori shqiptar brenda dhe jashtë kufirit, bombardonin avionët e NATO-s për paralizimin e fuqisë ushtarake të Beogradit, vepronte intensivisht diplomacia botërorë. Në këtë ditë simbolike të Masakrës së Reçakut që zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe atë të opinionit botëror për çka po ndodhte në Kosovë, Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë shpreh ndjenjat e respektit më të thellë për ata që sakrifikuan për lirinë dhe shtetbërjen e Kosovës, por edhe gjen rastin të kërkojë nga të gjithë të vlerësojnë me realizëm ngjarjet e asaj periudhe, të kërkohet falje publike pasi ajo i kontribuon së vërtetës, por edhe paqes e stabilitetit në rajon. Duke njohur të vërtetën janë me të mundshme rrugët për të ecur sëbashku për të ndërtuar të ardhmen përmes paqes e drejtësisë, në shërbim të mireqënies për brezat e ardhshëm.


TË NGJASHME