HomePolitikë

Masat e policisë, para nisjes së protestës

Vijojnë protestat e pralajmëruara nga opozita e bashkuar. Protesta e radhës do të zhvillohet sot në orën 18:30, ku do të kërkohen zgjedhje të parakohshme dhe largimi i kryeministrit Edi Rama.

Opozita, ka kërkuar leje për të protestuar deri në mesnatë, por mësohet se policia ka dhënë leje deri në orën 20:30.

Forca të shumta policie kanë rrethuar Kryeministrinë dhe në të njëjtën kohë, është vendosur edhe një gardh hekuri për të ndarë protestuesit nga forcat policore.

Për mbarëvajtjen e protestës së sotme, janë angazhuar 1500 policë. edhe në rrethimet dhe pjesën e pasme të godinës, është vendosur gardhi metalik dhe forca policie, ndërkohë policët, janë të pajisur me maska kundragaz. Gjithashtu në dyert e Kryeministrisë, janë vendosur tela me gjemba, ndërsa Parlamenti është rrethuar me gardh metalik.

Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për t filmuar cdo person të dhunshëm apo që cenon rendin publik. Turmat do të monitorohen nga godinat e larta,nga forcat RENEA dhe efektivët e gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”. Në gadishmëri do të qëndrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shëndetësor. Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse me të.


TË NGJASHME