HomeSociale

Masat kundër coronavirus-it, Kosova anulon fluturimet drejt këtyre shteteve

Ministri kosovar i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot është marrë vendim që të pezullohen përkohësisht të gjitha fluturimet për zonat me rrezik të mesëm dhe të lartë nga koronavirusi.

Ai thotë se vendimi është marrë pas rekomandimit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Postimi i plotë: 

Në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, sot kam pranuar nga Ministri i Shëndetësisë rekomandimin e ISHK-së për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë.

Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete:

– Gjermani
– Francë
– Zvicër, dhe
– Itali.

Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.


TË NGJASHME