HomePolitikë

Masat kundër koronavirusit, Basha: Gjendja nuk është siç paraqitet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së koronavirus-it në vend.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka theksuar se gjendja nuk është siç e paraqet pasi në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore.

“Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë.”- shkruan kreu i PD-së.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME