HomeSociale

Masat kundër koronavirusit/ Policia u vë “kyçin” shumë ambienteve publike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë në të gjithë vendin bënë mbylljen e 522 lokaleve dhe bareve, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Kjo ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ditën e djeshme për masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Policia e Shtetit

Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Në zbatim të këtij telegrami, prej mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e këtyre masave.

Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME