HomeSociale

Masat ndaj koronavirusit, vazhdojnë inspektimet nga Instituti Shtetëror Shëndetësor

Edhe pse koronavirusi po vazhdon te përhapet me ritme të frikshme, ende ka kompani që duhet të vazhdojnë punën dhe Instituti Shtetëror Shëndetësor, vazhdon inspektimet për të parë nëse janë marrë të gjitha masat për të siguruar shëndetin e punëtorëve.

Ditën e sotme, janë kryer 1510 inspektime dhe janë vendosur 4 gjoba. Gjobat janë vendosur në Gjirokastër, në Durrës dhe dy në Dibër. Subjektet në Durrës dhe Dibër, janë gjobitur me nga 500 mijë lekë, kurse në Gjirokastër me 1 milionë lekë.

NJoftimi i plotë:

“Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të veprimit për parandalimin e përhapjes së COVID – 19 ka kryer inspektime të pandërprera në të gjithë vendin për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Në 10 ditët e fundit janë vendosur 14 gjoba ndaj subjekteve apo individëve të gjendur në shkelje. Vetëm sot, më datë 23 mars 2002, janë kryer 1510 inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur 4 gjoba nga:

  • ISHSH, dega rajonale Gjirokastër, bazuar në denoncimin e ardhur nga Salla e Policisë, ka vendosur gjobë në vlerën 1 000 000 lekë ndaj subjektit bar/restorant me person fizik S. Ç. NIPT K33111627 W, i cili u konstatua i hapur në shkelje të Urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve.
  • ISHSH, dega rajonale Durrës, ka vendosur gjobë 500 000 lekë ndaj subjektit me NIPT K71923501P, person juridik “Gourmet & Co”. Subjekti u konstatua se ushtonte aktivitetin në kushte të papërshtatshme dhe ishte bërë pike grumbullimi për shumë klientë.
  • ISHSH, dega rajonale Dibër, ka vendosur 2 (dy) gjoba në vlerën 50 000 lekë, secila për dy subjekte. Subjekti me aktivitet market, me person juridik “JASHARI”, NIPT K47129716U dhe subjekti me aktivitet farmaci dhe NIPT: J66702708D.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për respektimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID -19.

#INSPEKTORATISHTETËRORSHËNDETËSOR”


TË NGJASHME