HomeSociale

Masat para protestës/ Rama vendos të “fortifikojë” kuvendin

Opozita sot do të zhvillojë protestën e saj të 5-të kombëtare, e cila pritet që të mbahet para kryeministrisë.

Në protestat e fundit dhuna ka qenë e pranishme dhe ka detyruar punonjësit e kryeminitrisë që të mbyllin me llamarina hekuri dhe dyert dhe dritaret në pjesën ballore.

Por kur dhuna përfshiu këtë herë dhe godinën e Kuvendit, një gjë e tillë është bërë ditën e djeshme nga punonjësit e këtij institucioni.

Disa punëtor kanë mbuluar me llamarina dyert kryesore të Kryesisë së Kuvendit, e cila në protestën e fundit u përfshi nga flakët.


TË NGJASHME