HomePolitikë

Masat për të arrestuarit e 13 Prillit, çfarë vendosi gjykata

Sot u dha masa e sigurisë për 37 të arrestuarit e protestës së opozitës ditën e shtunë. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për 16 prej të arrestuarve dhe “detyrim paraqitje” për 21 të tjerët.

Për të ndjekur këtë proces shkuan në ambientet e Gjykatës Penale edhe ish-deputetë të opozitës së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. PD-ja thekson se protestuesit janë arrestuar pa asnjë provë, por thjesht sepse kanë protestuar dhe kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes së kryeministrit, Edi Rama.


Policia njoftoi se ka proceduar në gjendje të lirë edhe 23 protestues, mes tyre edhe Gazmend Bardhin.


TË NGJASHME