HomeSociale

Mashtrim me skemat e TVSH/ Arrestohen 20 biznesmenë të njohur në Tiranë

Një valë e gjerë arrestimesh janë kryer nga policia e Tiranës, në aksionet kundër informalitetit. Të paktën 20 persona kanë përfunduar në pranga.

Shumica e të arrestuarve janë biznesmenë të njohur.

Ata akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së. Aksioni ka nisur prej dy ditësh dhe vijon ende në këto momente.

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Hetimin Tatimor kanë kryer aksionin, ndërkohë që me çështjen po merret personalisht prokurorja Elisabeta Imeraj dhe Val Prenci.

Biznesmenët akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në subvencione”, e cila sipas ligjit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Ndërkohë të dyshuar janë 50 persona.

Të arrestuarit i kanë shkaktuar miliona lekë dëme shtetit.

Informacionet janë paraprake.


TË NGJASHME