HomeTeknologji

Mashtrim në WhatsApp, mos iu përgjigjni kësaj telefonate

Një ekspert i sigurisë ka lajmëruar se përdoruesit duket të kenë kujdes nga një telefonatë që vjen nga njerëz anonim.

Rrjeti më i madh për shkëmbimin e mesazheve, WhatsApp po përballet me probleme të mëdha.

Të gjithë ata që i përgjigjen me video kësaj thirrjeje, hakerat do vjedhin llogarinë personale. Eksperti ka njoftuar se numri është shumë i shkurtër dhe kuptohet se është i rremë.

Facebook ka thënë se do të rregullojë problemin sa më shpejt të identifikojë qartë problemin. Ky lloj mashtrimi është përhapur në botën e piraterisë dhe po shfrytëzohet për të sulmuar përdoruesit.

Aplikacioni përdoret nga më shumë se 1.2 miliard njerëz në gjithë botën dhe nuk dihet ende sa persona janë prekur nga mashtrimi.


TË NGJASHME