HomeLajme

‘Mashtrimi’ një kryevepër argëtuese në arTurbina

Në skenën e “arTurbina” gjatë fundjavës u shfaq për publikun vepra teatrore “Mashtrimi”, shkruar nga autori Antony Shaffer me regji nga Artan Imami.

“Sleuth” (Mashtrimi) është vendosur në skenë më 12 shkurt të 1970 ndërkaq sot është një nga veprat më të vëna dhe më të para në skenat e mbarë botës.

Vepra në skenë erdhi nën interpretimin e aktorëve Artan Imami dhe Indrit Çobani.

Aktori Artan Imami vjen në rolin kryesor atë të Wyke, në atë të Milo Tindle të dashurit të gruas interpreton aktori Indrit Çobani.

Vepra i zhvillon ngjarjet në shtëpinë e dinastisë Wiltshire të shkrimtarit të suksesshëm Andrew Wyke. Shtëpia e tij duket si një reflektim i veprave që shkruan. Në dijeni të tradhtisë të së shoqes, fton në shtëpi të dashurin e saj, Milo Tindle, dhe e bind që të grabisë bizhuteritë e gruas.

Që prej këtij propozimi, zë fill një zinxhir ngjarjesh që e mban lidhur publikun edhe në dilemën nëse ajo që po shohin është e vërtetë apo fryt i fantazisë së Wyke dhe fillon realiteti.

Publiku e prit këtë shfaqje mjaft mirë pasi skena ishte e tejmbushur dhe në fund të shfaqjes aktorët u shoqëruan me duartrokitje të shumta.


TË NGJASHME