HomeLajmi i Fundit

Mashtroi vajzën e pacientes me COVID, shfaqet kokëulur në gjykatë/ Prokuroria merr vendimin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për sanitaren e spitalit COVID 2 Tire Alldervishi. Gjatë ditës së djeshme u zbulua skandali, ku ajo kishte mashtruar vajzën e një pacienteje, duke u shtirur si infermiere. Në këmbim të shërbimit, sanitarja-infermiere, kishte kërkuar 8 milionë lekë, shuma të marra kohë pas kohe, derisa ishte arritur totali në fjalë.

Ajo akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas burimeve gjykimi i saj ka filluar dhe ajo ishte shfaqur kokëulur në seancë, dhe ka pritur vendimin për veprën e kryer.

Prokurori Bledar Valikaj, ka kërkuar masën “arrest me burg”, me pretendimin se e pandehura ka mashtruar disa herë.

Rikujtojmë disa elementë të ngjarjes. Sanitarja Tire Alldervishi ka mashtruar shtetasen E.S, duke u shtirur si infermiere, ajo herë pas here i kërkonte para me pretendimin se do i ndante me mjekët dhe infermierët e tjerë, në mënyrë që nënës së shtetases E.S. të mos i mungonte përkujdesja. Alldervishi jo vetëm që nuk është kujdesur por e ka lënë të moshuarën me COVID, që të vdesë nga uria.

Pacientia e COVID ka ndërruar jetë në datë 25 dhjetor 2020, ndaj vajza e pacientes nisur nga kjo ka dyshuar në shërbimin e bërë, e më pas ka zbuluar se ajo ka rënë pre e mashtrimit.

Ka qënë emisioni “STOP” i cili ka zbuluar skandalin, më pas organet kopetente janë vënë në lëvizje, ku kanë arrestuar të pandehurën.