HomeSociale

Mashtruan me skemën e TVSH-së, dalin emrat e të arrestuarve

Dalin emrat e të arrestuarve një ditë më parë, të cilët akuzohen për  mashtrim me skemën e TVSH-së.

Biznesmenët e arrestuar janë; Besnik Pelivani, Astrit Lala, Haxhi Sala,  Ilia Dimo, Alber Ahmeti,  Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Shkëlqim Prodani , Shpresa Joanidhi, Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni.

Një ditë më parë, u tha se të dyshuar janë 50 persona që janë përfshirë në këtë skemë. Biznesmenët akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në subvencione”, e cila sipas ligjit dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet.

Top Channel ka zbuluar emrat e të arrestuarve pasditen e djeshme dhe ky operacion vjen në kuadër të fushatës së luftës ndaj informalitetit që qeveria ka nisur prej javësh.


TË NGJASHME