HomeLifestyle

Maska më efektive kundër rënies së flokëve

Kur flokët janë shumë të gjatë  kanë vështirësitë e tyre për tu mirëmbajtur dhe për tu dukur gjithmonë bukur si mëndafshi. Problemi më i shpeshtë që hasin personat në këto raste është rënia e tyre. Ka një maskë e cila funksionon më së mirë dhe ajo është:

Zieni pak ujë dhe në të fusni dy bustina me çaj jeshil. Kur lëngu i përftuar të ftohet, hidheni atë mbi flokët e thatë. Lërini flokët me këtë lagështi për një orë përpara se t’i shpëlani. Ky çaj është i pasur me antioksidantë, “ilaç” i përsosur për këtë problem.

 

Një tjetër sistem efikas i parandalimit dhe i kujdesit i ofruar për ne nga natyra, është vaji. Ekzistojnë cilësi të ndryshme vajrash, të përkryer për flokët. Zgjidhni njërin prej këtyre vajrave dhe ngroheni atë në një tigan të pastër, por bëni kujdes që të mos ngrohet shumë, sepse përndryshe ai mund t’ju djegë lëkurën e kokës.

 

 

 

Shpërndajeni atë mbi kokë dhe masazhojeni mirë me gishta. Kur të mbaroni, mbulojini flokët me një qese dushi, si ato transparentet. Këtë procedurë përsëriteni dy ose tri herë në javë. Edhe një banjo me ujë jo shumë të nxehtë dhe me aroma të mira (falë vajrave esencialë) mund t’ju ndihmojë që të çlodheni. Me rëndësi jetësore për forcimin e flokëve tuaj është edhe ushqyerja. Një dietë e pasur me hekur mund të bëjë mrekullia, ndaj konsumoni perimet bazë, por edhe çokollatën e zezë.


TË NGJASHME