HomeLajmi i Fundit

Maskat e zeza dhe kállashin pas krahut gati, dalin pamjet nga grábitja e bujshme e bankës në Greqi

Gjatë ditës së djeshme në Athinë të Greqisè ka ndodhur një grábitja shumë e bujshme e një banke.

Mediat greke kanë publikuar pamjet ku duken dy persona të maskuar me maska kirurgjikale dhe syze në kokë. Ata arritën të futeshin në bankë pa shqetësuar rojet dhe pa u vënë shumë re.

Siç shihet dy personat nuk identifikohen nga fytyrat, por nga fiziku njëri ngjan me trup më të mbushur ndërsa tjetri me peshë normale.

Njëri nga burrat ishte nisur i pari në drejtim të kasës, kishte të vënë madje edhe maskën antiCOVID. Ai i kishte kërkuar kasierit që t’i japë të gjitha paratë, patjetër nën kërcënímin e ármës, njëlloj si në skenat e filmave. Pak sekonda më vonë afrohet edhe bashkëpunëtori tjetër.

Kamerat kanë kapur edhe momentin kur ata kërcënójnë me kállashnikov punonjësit e bankës, ndërsa më pas largohen të pashqetësuar prej aty me çantën e shpinës plotë me para.

Këta ishin dy protagonistët, por sipas pólicisë është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i cili mendohet të jetë bashkëpunëtori i tretë, i cili dyshohet të ketë pasur si detyrë mbikëqyrjen e ambjenteve të bankës, nga jashtë dhe në fund mund të ketë bërë trasportimin e dy grábitësve menjëherë pasi ata kanë dalë nga banka.


TË NGJASHME