HomePolitikë

Materialet zgjedhore mbërrijnë edhe në Elbasan

Ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e së dielës, edhe në Elbasan kanë mbërritur materialet zgjedhore. Ndërkohë që më herët materialet u shpërndanë edhe në Lezhë, nën masa të rrepta sigurie për shkak të përplasjeve në KZAZ-të.

Edhe në Shkodër janë nisur, por kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, është shprehur se godinat në varësi nga Bashkia nuk janë në dispozicion për depozitim të materialeve zgjedhore dhe se ky qark do të zbatojë dekretin e Presidentit, i cili më 10 qershor anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.


TË NGJASHME