HomeSport

Mavraj drejt rikthimit në Gjermani, afër të nënshkuajë me Ingolstadtin

Ka zgjatur vetëm pak muaj aventura e Mërgim MavrajtGreqi tek Arisi i Selanikut.

Në këtë skuadër aktivizohet edhe futbollisti tjetër i Kombëtares Shqiptare, Migjen Basha.
Mbrojtësi 32-vjeçar e ka mbyllur kontratën me klubin grek, për t’iu bashkuar Ingolstadtit në Bundesligën e dytë në Gjermani.
Mavraj nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij në futbollin grek dhe arsyet nuk i lidh me anën sportive.

Ai është ndier i parespektuar në një ambient thashethemesh, ku për futbollin është folur shumë pak.

Futbollisti do të nisë stërvitjen me ekipin gjerman gjatë fazës përgatitore dimërore që do të zhvillohet Spanjë.
Ingolstadti, që mbyll me vetëm 10 pikë renditjen në Bundesligën e dyte, do të jetë skuadra e shtatë gjermane në karrierën e Mavrajt.

Më parë ka luajtur për Darmstadt, Bochum, Greuther Furth, Konl dhe Hamburg.


TË NGJASHME