HomePolitikë

May: Më shumë gjasa të mos ketë Brexit, sesa shkëputje pa marrëveshje

Kryeministrja Theresa May po bën një përpjekje të çastit të fundit, për të bindur deputetëtmbështesin planin e saj të “Brexit”-it, ndërkohë që vota në Dhomën e Komuneve po afron.

Ajo do të shfrytëzojë një fjalim këtë të hënë, për të paralajmëruar se Parlamenti ka më shumë gjasa të bllokojë “Brexit”-in, sesa ta lejojë Britaninë të dalë nga unioni pa një marrëveshje.

May pritet të shtojë se, besimi te politika do të goditet rëndë, nëse rezultatet e referendumit nuk implementohen.

Laburistët kanë premtuar se do të ndërmarrin një mocion mosbesimi nëse May humbet. Udhëheqësi laburist, Jeremy Corbyn tha se ata do të votonin kundër marrëveshjes dhe do të kërkonin zgjedhje të përgjithshme, në rast se ajo do të miratohej.

Fjalimi i Mayt vjen në mesin e raporteve se deputetët planifikojnë të marrin kontrollin e “Brexit”-it, nëse marrëveshja e saj dështon. Rreth 100 deputetë konservatorë dhe 10 deputetë të Partisë Unioniste Demokratike presin aktualisht t’iu bashkohen laburistëve dhe partive të tjera të opozitës, në votimin kundër.


TË NGJASHME