HomeRajon

May për Brexit: Rrezikojmë të mos dalim nga BE-ja

Edhe pse takimi me laburistët, nuk u prit mirë nga disa konservativë, kryeministrja Theresa May në një deklaratë, ka thënë se duhej të takohej me laburistët, për tu propozuar një marrëveshje mbi Brexit. Në rast të kundërt, Britania do të përballej me rreziqe të mëdha. May u shpreh se zgjidhjet e vetme janë një Brexit me marrëveshje ose qëndrimi në bllok.

Pas dështimit tre herë në Parlament, takimi i May me laburistët, është kritikuar nga disa konservatorë, transmeton REL. May tha se pas të gjitha përpjekjeve me fuqinë e saj – për të bindur partinë e saj dhe mbështetësve nga Irlanda veriore – për të miratuar marrëveshjen që kishte arritur me BE-në vitin e kaluar, është dashur të krijojë një qasje të re ndaj situatës.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përpos komunikimit me ligjvënësit”, duke shtuar se të dy partitë ishin pajtuar për nevojën e mbrojtjes së fuqisë punëtore dhe ndalesës së lëvizjes së lirë.

May shtoi: “Sa më shumë që zgjatet, aq më shumë do të jemi në rrezik të moslargimit nga BE-ja kurrë”. Marrëveshja në Parlament, nuk është arritur akoma ,ndërsa afati për Brexit po afron. 12 prill është afati i fundit që Britania ka për tu larguar nga BE-ja.


TË NGJASHME