HomePolitikë

May rreth “Brexit”-it, e hapur për një referendum të dytë

May, gjatë një fjalimi para deputetëve propozoi një marrëveshje të re mbi “Brexit”-in, me të cilën do të tentohet të kapërcehet ngërçi. Zgjidhja e re, sipas udhëheqëses konservatore përfaqëson mundësinë e fundit për të zhbllokuar situatën.

Kryeministrja britanike, Theresa May mbetet kundër një referendumi të dytë mbi “Brexit”-in, por hapet ndaj mundësisë që Dhoma e Komuneve të votojë për një amendament që do të çonte në këtë rezultat.

“Vota kundër në lexim të dytë do të thotë votë kundër Brexit”, tha kryeministrja në Londër, për të ilustruar hapjen e saj ndaj kundërshtarëve dhe gjetjen e një terreni të përbashkët në Parlament për të realizuar shkëputjen nga BE-ja, për të cilën është rënë dakord me bllokun.

May ka nënvizuar se e ka konsideruar gjithnjë realizimin e “Brexit”-it një detyrë të jashtëzakonshme, pas një rezultati të qartë të referendumit të vitit 2016.

“Ishte edhe më e vështirë nga sa e kisha imagjinuar”, ka pranuar ajo, duke shtuar se mbetet e bindur që, sidoqoftë, mënyra më e mirë për të realizuar “Brexit”-in është dalja nga BE-ja me një marrëveshje të mirë dhe përcaktimi i bazave për një bashkëpunim në të ardhmen me 27 anëtarët e bllokut.

Sidoqoftë, opozita mbetet kundër, me Jeremy Corbyn që thotë se nuk ka ndryshime thelbësore në planin e Mayt.


TË NGJASHME