HomePolitikë

Mazhoranca mbledh Komisionin Hetimor për Presidentin

Pavarësisht gjendjes së emergjencës deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë mbledhur Komisionin Hetimor për Presidentin Meta, me qëllim shtyrjen e afatit të veprimtarisë edhe me 4 muaj të tjerë.

“Ky komision dhe mazhoranca ka kërkuar një shtesë për afat kohor. Dhe për të investiguar një institucion kaq të rëndësishëm duhet më shumë kohë. Kjo ka ardhur edhe për shkak të gjendje në Shqipëri pas tërmetit të rënë. Është e pamundur që afati që është përcaktuar me 8 dhjetor.

Shtyrja me 4 muaj kërkohet për ta nxjerrë këtë punë të saktë. Mund të duhet edhe kohë tjetër madje por edhe mund ta mbyllim më para. Kjo është rasti i parë i një hetimi të presidentit dhe ishalla nuk kemi më raste të tilla” tha Alban Zeneli.

Kujtojmë se Komisioni Hetimor ka marrë nën shqyrtim veprimet dhe mosveprimet e Presidentit Meta në lidhje me dekretet që ka lëshuar për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e zgjedhjeve për shtyrje më 13 tetor. Po ashtu Presidenti po hetohet edhe për akte të tjera në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e tjera. Mazhoranca pretendon se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.


TË NGJASHME