HomePolitikë

Mazhoranca rrëzon Presidentin për “Noterinë”

Ditë më parë, Presidenti Meta ktheu pas qeverisë, ligjin për “Noterinë”, duke argumentuar se disa nene të këtij ligji ishin në mospërputhje me Kushtetutën.

Ditën e sotme, komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me votat 10 deputetëve socialistë, dekretin e Presidentit Meta, për ligjin për “Noterinë”.

Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, u shpreh se disa dispozita nuk janë të plota, duke paraqitur paqartësi në formulim si edhe duke sjellë cënime në parimet kushtetuese.

Dervishaj tha se; ”Jo të gjitha dispozitat paraqesin probleme. Të metat në tre ligje duhen rivleresuar nga Kuvendi”.

Ndërkohë që përfaqësuesja e EURALIUS, Agnes Bernahard tha se ky ligj mund të krijojë balancë.

“Ligji përpiqet të krijoje balancë dhe besojmë se ky ligj krijon këtë balancë”, u shpreh znj Bernahard.

Enkelejd Alibeaj, kërkoi prezencën e Ministres së Drejtësisë, ndërsa e cilësoi të gjithë diskutimin një teatër hipokrizie.

“Sistemi institucional ka rënë, pa Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë. Këtu duhet të ishte edhe ministri i Drejtësisë. Ky është teatër hipokrizie. E rëndësishme është që Presidenti ka kthyer një ligj dhe në çfarëdo lloj situate normale kjo duhet te ishte këmbane alarmi.

Parlamenti do të duhet ta marrë seriozisht për shkak të interesit publik. Kjo është derexheja ku ka rënë institucionet. Çdo gjë është e paragjykuar. Po e ktheu Presidenti një ligj, vendos ai matanë (Rama)”, tha Alibeaj.


TË NGJASHME