HomeShowbiz

Mbani lotët! Mozzik i këndon vajzës së tij dhe ndarjes në këngën e re

Reperi Mozzik ka publikuar projektin e tij më të ri nën titull “Të Dua” dhe e sigurtë është që do të qani sapo të dëshoni dedikimin e ndjerë për të bijën, Hanën. Mozzik flet për ndarjen nga Loredana dhe nga vajza e tij, të cilën nuk e sheh për muaj për të tërë dhe tregon për vështirësitë dhe mërzitjen nga largësia.

Një tekst me plot emocione brenda, të cilat artisti i përcjell përmes një videoklipi ku shfaqet ‘i vrárë”.
“Mos m’pytni a jam mirë kur çdo ditë diçka mungon”, shprehet reperi në një moment.

Në fund të klipit ai i premton vajzës së tij që do ta bëjë krenar edhe pse më vonë nëna e saj, pra Loredana, mund të njihet me dikë tjetër.

Më poshtë mund ta dëgjoni të plotë këtë këngë që na njeh më mirë edhe me vetë Mozzikun:


TË NGJASHME